15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Pas arrestimit nën dyshimin për ryshfet, pezullohet nga puna Referenti i Gjykatës Themelore në Pejë

Referenti i lartë në Gjykatën Themelore në Pejë, Zenel Hoxha është pezulluar nga puna, pasi sot është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi pezullimin e tij nga puna u bë i ditur përmes një komunikate për media të KGJK-së.

“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës”.

Ndryshe, Hoxha ishte referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh. pranon një sasi të hollave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img