9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas hudhjes së kallëzimit penal ndaj tij, ish-ministri Selimi paralajmëron padi ndaj zëvendësministrit Sallahu

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka paralajmëruar padi për shpifje kundër zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Një paralajmërim i tillë erdhi pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) hudhi poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.

Për hudhjen e këtij kallëzimi penal ka raportuar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”. 

Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Lidhur me këtë rast, ish-ministri i Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se është në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu, me arsyetimin se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj tij me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër të njëjtit më 26 prill të këtij viti.

Ndryshe, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë lajmin për hudhjen e së njëjtit.

“Nuk jam në Kosovë, nuk kam njohuri. Nuk e di çka shkruan në atë aktvendim”, ka thënë ai.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaqi, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë vendim, prandaj edhe nuk mund të komentojë pa e lexuar.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar por nuk ka arritur të kontaktojë me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. /BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img