13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Pas infektimit të Ramës, zyrtarë të Komunës së Prishtinës në izolim me dyshimin për COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë pozitiv me koronavirus dhe ka shkuar në izolim menjëherë pasi ka marrë rezultatin.

Edhe nënkryetari Alban Zogaj ka konfirmuar se është izoluar për shkak të kontaktit që ka pasur me Ramën.

Nga komuna e Prishtinës thanë për Klankosova se gjithashtu janë izoluar të gjithë punonjësit e stafit që kanë pasur kontakt direkt me kryetarin dhe se janë në pritje të rezultateve pas testimit për COVID-19. Megjithatë, nuk ka konfirmuar numrin e tyre.

Por, Rama ka thënë se, meqë nuk ka simptoma, punën po e vazhdon prej shtëpisë.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img