6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Pas Osmanit dhe Konjufcës, Escobar takohet me Kurtin nesër

Nesër kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Sipas komunikatës së ZKM’së, takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, në orën 11:00.

Escobar fillimisht do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, pastaj do të mbajnë një konferencë për media.

Pas Osmanit, Escobar do ta takojë edhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Ndryshe, Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img