14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Paunoviq: Marrëveshja për kufirin me Kosovën është përfundimtar

Shefi i drejtorisë për çështje kufitare të Malit të Zi, Milan Paunoviq, ka deklaruar sot se marrëveshja me të cilën është konfirmuar kufiri ndërshtetëror i Malit të Zi me Kosovën, është përfundimtar.
Ai ka shtuar duke thënë, se shpreson që Parlamenti i Kosovës do ta rafitikojë në gusht, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë televizionit të Malit të Zi, Paunoviq ka thënë se kufizimi mes Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar.

Sipas tij, komisioni malazezo-kosovar i ka kaluar tre vjet në tavolinë, dhe nuk është marrë më vizatimin e kufijve të rinj, “por ka precizuar kufirin e mëhershëm administrativ mes Malit të Zi dhe Kosovës”.
Paunoviq ka thënë se komisioni ka ardhur në përfundim se nuk ekziston asnjë çështje e padefinuar, sa i përket demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img