5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Pavarësisht kundërshtimeve të inxhinierëve, Musk urdhëroi heqjen e sistemit të radarëve në veturat Tesla

Inxhinierët e Tesla-s patën frikë se vendimi i drejtorit ekzekutiv, Elon Musk, për largimin e radarëve të teknologjisë së lartë nga veturat elektrike të markës dhe zëvendësimi i tyre me kamera, do të çonte në një rrezik më të lartë përplasjesh me sistemet e saj gjysmë autonome të drejtimit, sipas raporteve nga SHBA-ja.

Gazeta amerikane, The Washington Post, raporton se kërkesa për të hequr teknologjinë e radarit të veturave Tesla – e cila përdoret për të operuar sistemet e avancuara të asistimit të shoferit – dhe zëvendësimi i saj me sistem të bazuar në kamera është urdhëruar nga ana e Musk, pavarësisht kundërshtimeve nga inxhinierët e kompanisë.

Në majin e vitit 2021, gjiganti amerikan i veturave për modelet e saja të tregut të Amerikës Veriore prezantoi “Tesla Vision” – e cila përbëhet nga një grup kamerash dhe jo nga sensorë radari – përpara se të shpërndante teknologjinë e bazuar në kamera në veturat e Model 3 dhe Model Y të dorëzuar për tregun australian, shkruan Drive.

Shembulli se si funksionon sistemi i radarit “Lidar”

Përderisa si arsye kryesore e kësaj lëvizje u atribuua kosto më e lartë e sensorëve të radarit në krahasim me sistemin e bazuar në kamera, Musk besonte se kamerat dhe kompjuterët do të vepronin më shumë si syri dhe truri i njerëzve, për të cilët edhe janë dizajnuar rrugët.

“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se me një zgjidhje të pastër vizioni, ne mund të bëjmë një makinë që është në mënyrë dramatike më e sigurt se njeriu mesatar”, u tha Musk investitorëve të Tesla-s në një mbledhje tremujore të fitimeve dy vjet më parë.

“Kur vizioni juaj funksionon, ai funksionon më mirë se njeriu më i mirë, sepse të kesh tetë kamera, është si të kesh sy në pjesën e pasme të kokës, pranë kokës, dhe ke tre sy me distanca të ndryshme fokale që shikojnë përpara”, kishte deklaruar Musk ndër të tjera.

Megjithatë, disa ish-inxhinierë të Tesla-s – duke folur në kushte anonimiteti – i thanë The Washington Post se ishin të shqetësuar se sistemi pa radar do të ishte “i ndjeshëm ndaj gabimeve bazë të perceptimit nëse kamerat do të errësoheshin nga pikat e shiut apo edhe nga rrezet e forta të diellit, probleme që mund të çonin në përplasje”.

Pavarësisht kundërshtimeve të inxhinierëve të Tesla, Musk i hodhi poshtë ato, dhe kërkoi lansimin e Tesla Vision – e cila përfshinte çaktivizimin e sistemeve të radarëve të vendosur tashmë në veturat ekzistuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img