2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

PDK dënon dhunën në veri nga grupet e dirixhuara nga Serbia, kërkon koordinim me partnerët

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për situatën në veri të vendit, duke thënë se shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, derisa ka dënuar “tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia”.

PDK ka bërë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img