7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

PDK e Prishtinë kërkon hetim nga Prokuroria: Vetëvendosje punësoi 267 militantë pa konkurs

Partia Demokratike e Kosovës, selia në Prishtinë kanë mbajtur një konferencë ku kanë shprehur shqetësimet e tyre për zhvillimet në Prishtinë. Ata kanë akuzuar kryetarin Shpend Ahmeti, për keqpërdorim dhe keq menaxhim të parasë publike.
PDK thanë se në komunën e Prishtinë janë bërë qindra punësime pa konkurse, ku sipas tyre janë punësuar 276 militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Kjo degë e PDK-së ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohen se si “janë futur në punë këta njerëz dhe me rastet tjera që po ndodhin në Komunën e Prishtinës”.

“Vetëvendosje me paranë publike po e demolojnë Prishtinën”, tha sekretari Bujar Cakolli.
“Nga janari deri në gusht janë bërë 354 mijë euro pagesa për militantët e punuar pa procedura”.
PDK në Prishtinë kanë nxjerrë edhe një listë ku kanë treguar se disa punëtorë janë paguar disa herë brenda muajit.
“Deri tani është dashur që të shpenzohen 180 mijë euro për pagesa ndërsa komuna ka shpenzuar mbi 1 milion euro”, tha Cakolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img