8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

PDK reagon ndaj rikthimit të komisionerit të arrestuar

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për vendimin e fundit për rikthimin në proces zgjedhor të kryesuesit të vendvotimit në Abri, Fadil Xhemajlit nga Nisma.

 “Ky kryesues i vendvotimit u arrestua gjatë ditës nga Policia pasi ka tentuar ta prishë procesin zgjedhor, ndërsa pas presioneve mbi KQZ-në dhe Policinë, mësohet se ai është rikthyer në vendvotim.

Duke shprehur pakënaqësinë për kthimin e personit të dyshuar dhe arrestuar, PDK apelon që të kihet kujdes pasi i njëjti mund të synojë sërish të prishë procesin demokratik zgjedhor në fshatin Abri.
PDK shpreh shqetësim se partitë politike në Drenas po i bëjnë presion Komisionit të Zgjedhjeve dhe Policisë për lirimin dhe kthimin në proces zgjedhor edhe të personave tjerë të këtyre subjekteve të cilët gjatë ditës janë parë dhe kanë tentuar të prishin procesin zgjedhor.
Edhe rasti i mëhershëm i denoncimit nga ana e PDK-së ndaj Blerim Sinanit gjatë pasdites u konfirmua dhe Policia ka bërë arrestimin e tij për prishje të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, PDK ka informacione se zyrtarë të AKR-së dhe Nismës gjatë pasdites po joshin votuesit me para dhe gjëra tjera për ti joshur për të votuar kandidatët e tyre.
Kjo formë e shantazhit dhe presionit është e papranueshme dhe me këtë rast edhe njëherë u bëjmë thirrje këtyre subjekteve politike që të heqin dorë nga tendencat për manipulime dhe prishje të procesit zgjedhor.
Po ashtu, denoncojmë qëndrimin e qytetarëve të komunave tjera afër vendvotimeve për të bërë presion ndaj votuesve. Kjo pasi disa qytetarë të Malishevës janë parë afër vendvotimeve duke bërë presion ndaj votuesve për të votuar Nismën” (sic.), thuhet në reagimin e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img