10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Peja në tri fronte

Peja pritet ta ketë një sezon të stërngjeshur, me përplot sfida, në tri fronte. Tashmë edhe zyrtarisht pejanët do të jetë pjesë e “FIBA Europe Cup”, ku së bashku me Prishtinën do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Por, kjo nuk është gara e vetme ndërkombëtare ku do të marrë pjesë Peja. Ajo pritet të jetë pjesë edhe e Ligës Ballkanike, në edicionin e ri. Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar kryetari i ekipi pejan, Art Gashi.
Ky i fundit tregon arsyen pse vendosën pejanët të jenë pjesë e BIBL-së. “Duke u nisur nga liga e Kosovës, që nuk është aq e fortë dhe shumë konkurruese, përveç katër ndeshjeve ndaj Sigal Prishtinës, të cilat përcillen me shikueshmëri të lartë, jemi të obliguar që sponsorëve t’u ofrojmë ndeshje me shikueshmëri të lartë.
Liga Ballkanike është ligë e fortë dhe zgjon interesim të madh te dashamirët e sportit”, u shpreh Gashi.
Ndryshe, kryetari i pejanëve thotë se qëndrimi në “FIBA Europe Cup” nuk është i garantuar.
“Në ‘FIBA Europe Cup’, në të cilin marrim pjesë për herë të parë, nuk dihet sa është i gjatë qëndrimi ynë.
Për këtë arsye kemi vendosur të marrim pjesë në Ligën Ballkanike, e cila ofron ndeshje të forta dhe interesante për publikun, që është edhe në interes të klubit”, u shpreh Gashi.
Peja tash e dy vjet është pjesë e BIBL-së, përderisa nuk ka arritur deri më tani në finale duke qenë e pafat në ndeshjet vendimtare.
Synojnë trofe
Për Pejën pjesëmarrja këtë vit në Ligën Ballkanike do të jetë për të tretën herë radhazi.
Për kryetarin e Pejës, Art Gashin, kjo do të jetë e treta e vërteta. Ai thotë se këtë sezon synon ta fitojë këtë trofe.
“Synimi kryesor këtë edicion mbetet që ta fitojmë Ligën Ballkanike.
Në dy edicionet e kaluara kemi zhvilluar ndeshje të mira, por nuk kishim fat në ndeshjet vendimtare.
E dimë që nuk do të jetë lehtë pasi ka ekipe shumë të forta, por trofeu i BIBL-së mbetet synimi kryesor”, theksoi Gashi.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për formimin e një ekipi të fortë për edicionin e ri. “Besoj se për edicionin e ri do ta ndërtojmë një ekip të fortë që do të jetë shumë konkurrues.
Nuk kemi vendosur ende asgjë, por shumë shpejt do të mblidhemi për të diskutuar për formimin e një ekipi të fortë”, përfundoi Gashi.
Peja sezonin që lamë pas e mbylli pa asnjë trofe duke humbur dy finale nga Sigal Prishtina, atë të Kupës së Kosovës, në sekondat e fundit dhe titullin e kampionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img