14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Për krijimin e ushtrisë, “s’ka nevojë të preket Kushtetuta”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Kastrati, ka përsëritur thirrjen e tij për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Kastrati tha në “Rubikon” të KTV’së se mund të ndryshohet misioni i FSK-së pa prekur ndryshimet kushtetuese.

Ai theksoi se kjo duhet të jetë më e shpejtë dhe këtë nuk e ndalon as plani i Ahtisaarit.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ka ende dyshime nëse ky plan nuk prek kushtetutën.

Ai tha se çka nëse Lista Srpska e dërgon në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo kthehet me përgjigjen se është antikushtetuese.

“Çka nëse na kthehet një konkludim negativ ose ky akt është antikushtetues. Kjo çështje duhet të trajtohet nga ekspertët që e njohin fushën e drejtësisë e jo ne të fushë së ushtrisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se FSK nuk është një mekanizëm i dalë nga plani i Ahtisaarit.

“FSK nuk është një mekanizëm i dalë nga plani i Ahtisaarit, por vetëm një burim i tij. Është një ligj i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ne po bëjmë fjalë për një ligj. Nëse flasim për ligjet kushtetuese, janë 19 nene që duhet të ndryshohen. Për krejt këto ndryshime është vetëm një nen, i 126-i”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj tha se neni thotë se përgjegjësitë e FSK-së janë ruajtja e territorit të Kosovës dhe se ky kalon me ligj te thjeshtë.

Ndërkaq, avokati Dastid Pallaska tha se nuk ka nevojë të preket Kushtetuta dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë për votën e minoriteteve, në këtë rast Listës Srpska.

“Prej kur ka filluar ky debat kam qenë i çuditur se qysh për një ndryshim të emrit të shkohet në një rrugë si janë ndryshimet kushtetuese. Në fund te ditës duhet pasur të qartë se shtesat në misionin dhe objektivat nuk janë të këqija, janë të mirëseardhura por nuk pamundësojnë këtë mision”, ka thënë ai.

“Kushtetuta nuk ka nevojë të preket. Ligji i FSK-së nuk është me interes vital dhe kësisoj nuk ka nevojë për votë të dyfishtë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img