14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Për pesë projekte të mëdha në Prishtinë duhen 100 milionë euro

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar pesë projekte kapitale, që synohet të realizohen me partneritet publiko-privat.
Projektet që janë prezantuar janë Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë , Parkingu nëntokësor, pranë Fakultetit të Filologjisë, projektin për ndërtimin e Çarshisë së vjetër në qendër të Prishtinës, Kompleksin banesor dhe afarist në rrugën B, si dhe projektin për ndërtimin e Stacionit qendror në hyrje të qytetit.
Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, tha se për këto pesë projekte nevojiten mbi 100 milionë euro investime, ndërsa Komuna me buxhetin që ka nuk mundur t’i realizojë ato.

Synimi i tyre është që këto të realizohen për përmes partneritetit Publiko-Privat.
“Komuna e Prishtinës ka potencial të madh për investime. Posaçërisht me investime që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës. Buxheti i Prishtinës është rreth 63 milionë euro, përfshirë këtu pagat dhe gjitha gjërat. Në fund për investime kapitale na mbesin 10 deri në 15 milionë euro për investime kapitale të natyrës të cilat do të prezantojmë sot . Ne sot në pesë projekte po flasim për investime që kalojnë shumën mbi 100 milionë euro. Ka projekte të cilat janë të madhësisë së vogël, mesme dhe kemi projekte të cilat janë të një niveli pak më të madh që nënkupton se nuk mundësi si komunë t’i financojmë…Në këtë rast nevojitet kreativiteti , financimi”, tha Ahmeti.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell, tha se shteti i tij do të vazhdojë të përkrah Kosovën.
“Kosova ka përgjegjësinë e plotë për zhvillimin e saj. Po ne jemi këtu për t’iu ndihmuar. Britania dhe Kosova kanë një interes të përbashkët. Dëshiroj dhe mendoj që qytetarët e Kosovës dëshirojnë të shohin një Kosovë të përkushtuar drejt një qeverisje të mirë. Të përkrahur nga struktura vendore dhe e përgjegjëse, transparente dhe funksionale. Të aftë për të zhvilluar ekonominë e vendit. Andaj unë mendoj që Prishtina duhet të jetë ambicioze për projektet e saj, për zhvillimin e infrastrukturës“, tha O’Connell.

Jens Reinchenbach, drejtor i kompanisë gjermane IQ-TO Linkd, ka treguar përvojën e tij, gjatë ushtrimit të veprimtarisë në Kosovë.
“Kemi filluar veprimtarinë në gusht të vitit të kaluar me punonjësin e parë, pastaj kemi pasur një proces të faturimit sfidues dhe me një prej ndërtesave të cilën e kam marrë me qira dhe megjithatë kam qenë në duar të sigurta që nga fillimi . Ajo që e tha ambasadori (O’Conell) që është me rëndësi për mua se t’i respektoni këto rregulla evropiane dhe t’u tregoni njerëzve mund të jeni të suksesshëm në këtë vend dhe në këtë fushë nëse i respektoni rregullat dhe nëse nuk bini pre e korrupsionit”, tha Reinchenbach.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img