10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama viziton Barilevën pas vërshimeve nga lumi Llap

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot një fshat të kryeqytetit i cili shtrihet përgjatë lidhjes me Komunën e Podujevës.

Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve dhe daljes së lumit Llap nga shtrati, ku u shkaktuan përmbytje në disa fshatra të shtrira përgjatë këtij lumi.

Nëpërmjet rrjetit social, Facebook, kryetari i Kryqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se, së bashku me Zëvendës Kryetaren e Prishtinës, si dhe Drejtorinë e Inspekcionit, kanë vizituar fshatin Barilevë, për të cilin tha se do të jenë afër banorëve në këtë periudhë të vështirë.

”Bashkë me Donjetën dhe Drejtorin e Inspekcionit, Florian Dushi, vizituam fshatin Barilevë, për të parë nga afër dëmet dhe për të qenë pranë banorëve në këto kohë të vështira”, ka shkruar Rama.
Tashmë, familjeve të prekura, Komuna e Prishtinës ua ka bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara për t’i kompensuar.
”Sektori për Siguri dhe Emergjenca nga Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon të vlerësojë gjendjen dhe tashmë veç u ka dalë në ndihmë disa familjeve të rrezikuara nga përmbytjet.”/Prishtinapress
Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img