19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

Përse Putin kërkon forcimin e aftësive luftarake të forcave të armatosura ruse?

Moskë – Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e aftësive luftarake të forcave të armatosura ruse, duke përfshirë reduktimin e kohës për vendosjen e njësive.

“Rëndësia e forcave tokësore bashkë me forcat ajrore dhe të marinës në konfliktet e armatosura është e lartë. Detyra jonë është për t’i pajisur ato me harduerin më të mirë, pajisje moderne dhe dukshëm të forcojmë aftësitë e tyre luftarake”, tha Putin.

Ai theksoi se mobiliteti është një nga treguesit kryesorë të efikasitetit të forcave tokësore gjatë transferimit të trupavenë në distanca të gjata dhe shpërndarjen e tyre të shpejtë.

“Ne duhet të rrisim kohën për veprime të tilla”, ka thënë Putin, transmeton “Sputnjik international”. “Para së gjithash unë dua t’ju përgëzoj për këtë ngjarje të rëndësishme, në fillimin e fluturimeve testuese të luftëtarit tonë MiG-35”, ka thënë Putin gjatë një video konference me rastin e fillimit të testimit të avionit.

Ai shtoi se avioni i ri luftarak është me karakteristika të përmirësuara, si dhe i pajisur me armët më të fundit dhe i aftë për të monitoruar nga 10 deri në 30 caqe.

“Unë shpresoj shumë që Forcat tona të Armatosura do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme me këtë avion”, tha Putin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles