9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia e gatshme për Ditën D!

Ende nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend për ratifikim Demarkacioni me Malin e Zi. Por kur kjo të ndodh, sigurisht se situata nuk do të jetë aspak e qetë.

Krejt kjo bazuar nga deklaratat e opozitës, veçanërisht atyre të Vetëvendosjes dhe metodave që ata vazhdojnë t’i përdorin si në Kuvend dhe jashtë tij për të parandaluar ratifikimin.
Për këtë, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e gatshme dhe në raste të tilla gjithmonë ka shtuar masat e sigurisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj në një prononcim për lajmi.net shprehu gatishmërinë e tyre që në ditën kur të vendoset të bëhet ratifikimi i Demarkacionit, ata do të shtojnë masat dhe do të jenë aty për të garantuar funksionimin e ligjit.
“Detyrat dhe përgjegjësit e Policisë janë të qarta, pra garantimi i rendit dhe ligjit si dhe funksioni i institucioneve që të kryej detyrat e caktuara me ligj. Edhe policia e Kosoves i ka të qarta detyrat e saj” bëri të ditur ai.
Sot gjatë ditës kur edhe po kërkohej procedimi i projektligji për ratifikim  në Kuvend në një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme, nënkryetari i Lëvzijes Vetëvendosje Driton Çaushi, hodhi gaz lotsjellës, veprim ky që çoi në arrestimin e tij.
Anëtarët e këtij subjekti janë zotuar që me çdo kusht do ta ndalojnë një gjë të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img