17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me qëllim të vazhdimit të avancimit të bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet dy vendeve, si dhe me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve përmes planifikimeve dhe zbatimit të masave të përbashkëta policore;
Sot me 27.07.2016, gjatë një takimi të mbajtur në Lezhë të Shqipërisë, z. Naim REXHA, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe z. Rebani JAUPI, Zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, drejtues i lartë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim gjatë sezonit turistik 2016 në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Qëllimi  i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare  si dhe veprave tjera penale.
Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policor të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, z. Rexha dhe z. Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik por edhe të policimit rrugor si dhe formave tjera të luftimit të kriminalitetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img