20.7 C
Pristina
Tuesday, August 3, 2021

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës: Punësimet në Polici, transparente dhe sipas ligjit

Policia e Kosovës, duke iu referuar përgjimeve të bisedave të Adem Grabovcit dhe influencimin e tij lidhur me punësimet, thotë se se të gjitha konkurset dhe punësimet e bëra në PK, kanë qenë shumë transparente dhe publike, si dhe janë realizuar sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi.
Përmes një komunikate për mediat, Policia e Kosovës thotë se të gjitha konkurset dhe punësimet e punonjësve policor kanë qenë shumë transparente dhe të monitoruara nga misionet ndërkombëtare prezente ne Kosove, si dhe të inspektuara nga Inspektorati Policor i Kosovës, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Referuar publikimit të përgjimeve të bëra sot (23.08.2016) në portalin “Insajderi”, Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë se të gjitha konkurset dhe punësimet e bëra në PK, kanë qenë shumë transparente dhe publike, si dhe janë realizuar sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi.
Në të gjitha proceset e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policor, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes.
Të gjitha konkurset dhe punësimet e punonjësve policor kanë qenë shumë transparente dhe të monitoruara nga misionet ndërkombëtare prezente ne Kosove, si dhe të inspektuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e sajë ç’do herë është vlerësuar lartë nga të gjitha institucionet për mënyrën e menaxhimit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve më meritor duke ju referuar rezultateve dhe listës meritore, përderisa pohimet e pretenduara i konsiderojmë plotësisht të pavërteta dhe nuk është pranuar asnjë listë apo person sipas deklarimeve dhe publikimeve të përgjimeve.
Vlen të potencohet se në Policinë e Kosovës është i punësuar vetëm një zyrtar policor me emrin Gani Nikqi, i cili është punësuar me 12.01.2004, e që nuk ka të bëjë fare me përgjimet e publikuara dhe me kohën e udhëheqjes apo menaxhimit të Drejtori të PK-së z. Shpend Maxhuni.
Ndërsa gjatë procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në vitin 2011, po ashtu ka qenë në proces një kandidat për zyrtar policor me emrin e njëjtë Gani Nikqi, por i njëjti referuar të dhënave nga Policia e Kosovës, nuk ka arritur që të përmbushë kriteret e parapara, respektivisht të kaloj testet e nevojshme sipas procedurave standarde për seleksionim dhe pranim në Policinë e Kosovës dhe i njëjti asnjëherë nuk është bërë pjesë apo punonjës i Policisë së Kosovës.
Kjo edhe një herë ri-konfirmon faktin se proceduarat e aplikimit, konkurrimit dhe përzgjedhjes në Policinë e Kosovës kanë qenë strikte të bazuara në kritere dhe standarde të avancuara dhe në përputhshmëri të plotë me procedurat e parapara ligjore, që dëshmon realizimin e një procesi mjaft kredibil dhe të menaxhuar në mënyrë profesionale.
Kjo qasje e menaxhmentit të PK-së dhe punonjësve të saj jo rastësisht e ka listuar gati çdo herë Policinë e Kosovës si një nga organizatat më të besueshme dhe transparente në vend, si dhe ndër Policinë më profesionale në rajon dhe më gjerë.
Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni, ka shënuar arritje të jashtëzakonshme si në realizimin e objektivave strategjike të PK-së, në mbajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti në aspektin e zhvillimit dhe profesionalizimit të zyrtarëve policor përmes trajnimeve konsistente brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ku zyrtarët policor janë dekoruar edhe me çmime ndërkombëtare.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe është e gatshme të bashkëpunoj në këtë drejtim edhe me organet e drejtësisë, dhe personalisht Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga prokurori i rastit qe të hetohen detajisht pohimet e gazetarit të Insajder-it z. Kajtazi

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,882FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles