18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës u sqaron medieve serbe: Nuk marrim leje nga askush për të shkuar në veri

Të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës, veprojnë në tërë territorin e Kosovës, në përputhje me legjislacionin dhe nuk janë të detyruara të kërkojnë pëlqimin e askujt, për të lëvizur, ka thënë PK-ja.

Policia e Kosovës i tha agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, se sipas legjislacionit aktual nuk ka nevojën të kërkoi pëlqimin e askujt për të lëvizur në çdo pjesë të Kosovës, kjo vlen edhe për veriun.

“Institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë edhe policinë ka mandat për të mbrojnë rendin publik dhe të sigurisë së përgjithshme duke përfshirë kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit të vendit. Të gjitha njësitë e policisë veprojnë në të gjithë vendin, në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e PK-së për agjencinë serbe, e cila e kishte pyetur nëse ROSU duhet të kërkoi lejen nga KFOR-i për të shkuar në veri.

Në lidhje me shkuarjen e pjesëtarëve të njësie speciale në veri të Kosovës më 14 janar, për të parandaluar hyrjen e trenit nga Beogradit, pati deklarata të ndryshme nga zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë.

Zyrtarët në Beograd thonë se kanë një marrëveshje gojore me Prishtinën që FSK, duke përfshirë edhe Njësia Speciale-në nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës në pjesën ku jetojnë serbët.

Zyrtarët e NATO-së në Bruksel dje kanë thënë se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk përfshinë forcat policore të Kosovës dhe se autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë të marrin miratonim e tyre për të vepruar në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img