0.5 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Policia sekuestron mbi 18 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestrua mbi 18 kilogramë drogë e llojit marihuanë në komunën e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj kundër drogave ka vazhduar punën dhe angazhimin e saj në zgjerimin e hetimeve lidhur me rastin paraprak të koduar ‘’Peshorja’’.

“..(ku me datë 29.12.2022 rreth orës 10:45 kishte realizuar operacionin taktik dhe si rezultat ishin arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ishin konfiskuar 1 kg 214.75 gr. substancë e dyshuar narkotikë), dhe sot me datë 16.01.2023 gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë është ndaluar vetura golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në njoftim e Policisë .

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.

Polica ka njoftuar se në lokacinin e aprë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar” (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. (1) veturë me targa vendore. (1) telefon”.

Ndë rkaq, gjatë kontrollit të dy të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K; 1994 dhe S.S; 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici.

Në njfotim thueth se në realizim të këtij operacioni policor antidroga është mbështetur edhe nga Njësia K9 dhe Njësia e Krim Teknikes Regjionale Prishtinë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img