8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia u gjeti kokainë, marihuanë e hashash në veturë dhe shtëpi, arrestohen dy prishtinas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike dhe para të gatshme.

Në raportin 24 orësh thuhet se prokurorin dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular,  dhe disa qese plastike të zbrazura.

“POSEDIM, SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE/Prishtinë 04.12.2022 – 13:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë 2.2 gram, marihuanë 4.9 gramë dhe para të gatshme. Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-së gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular,  dhe disa qese plastike të zbrazura”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje../Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img