9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Politikani djathtist austriak kritikon serbët pse nuk e shpallën autonominë në Kosovë

Politikani djathtist austriak Heinz Christian Strache ka kritikuar serbët “pse deri më tash nuk i kanë krijuar kushte që serbët në veri të Kosovës të kenë autonominë e tyre”.

Strache, në mbrëmjen e organizuar në Vjenë me emrin “Serbët dhe FPO” në Vjenë ka adresuar kritika pse deri më tash nuk janë krijuar kushte që serbët në veri të Kosovës të marrin autonominë, transmeton Koha.net.
Lideri i partisë Lirë të Austrisë (FPO) Heinz Christian Strache ka theksuar se kjo parti kishte ngritur zërin kundër bombardimeve të NAO-s në ish – Jugosllavi si dhe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai, siç njofton rts, ka përmendur sukseset e partisë së tij në zgjedhjet presidenciale të Austrisë, në të cilat kandidati FPO- së, P Norbert Hofer ka marrë 47 për qind të votave.
Heinz Christian Strache ka lavdëruar anëtarët e FPO-së me origjinë serbe, të cilët, ka thënë ai, e kanë forcuar këtë parti.
Në këtë mbrëmje kanë marrë pejsë zyrtarë të ambasadës së Serbisë Vjenë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img