13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Porsche bënë një investim prej mbi 100 milionë dollarëve në e-karburante

Veturat më të shitura të kohëve të sotme të Porsche-së janë SUV-të, shumë larg nga modelet mbi të cilat marka luksoze ndërtoi reputacionin e saj – makina sportive të vogla, të shkathëta dhe mbi të gjitha unike me motor të pasmë sikurse vetura ikonë 911.

Tani, prodhuesi gjerman i veturave përballet me sfidën e asaj se si të mbajë një lidhje me trashëgiminë e saj të ndritur, dhe identitetin e saj të brendit në periudhën e veturave elektrike. Përgjigja ndaj kësaj mund të jetë diçka që quhet “e-karburant” – ndryshe karburant i cili prodhohet në një fabrikë, pjesërisht nga karboni i nxjerrë nga atmosfera.

Porsche ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në zhvillimin e e-karburanteve. Kompania argumenton se konvertimi i plotë i flotës së saj globale prej 1.4 miliardë veturave në versione elektrike do të marrë shumë kohë për të përmbushur qëllimet e zbutjes së ndryshimeve klimatike, kështu që ka vendosur të shkojë në këtë rrugë të re, shkruan CNBC.

Në fund të muajit mars, Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, përfshiu një përjashtim të e-karburanteve në ndalimin e propozuar të motorëve me djegie të brendshme, ndalim ky i cili do të hyjë në fuqi nga viti 2035.

“Me këtë qasje ne kemi një levë tjetër, një mundësi tjetër për të reduktuar gjurmën e CO2 për veturat me motor me djegie të brendshme”, deklaroi Karl Dums, menaxher i lartë në degën e e-karburanteve në Porsche. Para se t’ bashkohej këtij projektin, Dums ishte një nga inxhinierët që punoi në Taycan, veturën e parë elektrike të prodhuesit gjerman të automjeteve.

Taycan, vetura e cila u lansua në vitin 2019, ka qenë një sukses i dyfishtë. Ajo përbën 11 për qind të shitjeve totale të Porsche dhe gjithashtu sjell edhe fitim, gjë që është një arritje e rrallë për një veturat elektrike.

“E-karburantet vetëm sa i bëjnë më të shtrenjta veturat me motor me djegie të brendshme”, deklaroi Searle. “Ne po zbulojmë se nëse i prodhojmë ato sot, do të kushtonte rreth 10 dollarë për 1 gallon (afro 3.80 litra) në pompë për konsumatorët”, shtoi tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img