15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Porsche prezanton logon “e re” përpara lansimit të “veturës së saj sportive të së ardhmes”

Prodhuesi gjerman i veturave sportive ka zbuluar “renovimin” më të fundit të logos së saj ikonë, vetëm më pak se një javë përpara prezantimit të “veturës së saj sportive të së ardhmes”.

Logoja “e re” ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të veturës së parë sportive të Porsche, veturë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Porsche me logon e re ka zgjedhur evolucionin përpara revolucionit, dhe prodhuesi i veturave pretendon se dizajnimi i asaj logoje u mori 3 vite kohë, raporton Drive.

Evolucioni i logos së Porsche-së nga viti 1952 (majtas) deri tek e reja (djathtas)

Elementet ngjyrë bronzi në logon e re janë të buta – në vend të teksturës me pika në dizajnin aktual – duke lejuar që brirët brenda logos të dallohen nga sfondi.

Përderisa shiritat e zinj kanë mbetur të pandryshuar, shiritat me ngjyrë të kuqe duket se kanë inkorporuar një model që i përngjan një hualli të mjaltës – e njëjtë me materialet nga fibrat e karbonit të cilat përdoren në shumë vetura sportive të Porsche.

Ndryshime të vogla shtesë përfshijnë tekstin e zi “Stuttgart” dhe vija më të përcaktuara në “kalin në ngritje”, megjithatë dizajni i përgjithshëm i logos është kryesisht i pandryshuar nga logoja origjinale e cila debutoi në 1952.

Sipas Porsche, logoja e re do të përdoret në modelet e saj të prodhimit nga fundi i vitit 2023, megjithëse mund të shihet në një koncept veturë që në fillim të javës së ardhshme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img