7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Pozitë e opozitë, sërish përballen për Demarkacionin

Deputetët e pozitës dhe opozitës do të përballen sot sërish për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo pritet të ndodhë gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Komisionin për Punë të Jashtme, shkruan lajmi.net
Demarkacioni u diskutua gjerë e gjatë edhe në një tryezë që u organizua nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Aty u shtruan argumente e kundërargumente për Demarkacionin. Partitë, përfshirë edhe ato në pushtet, thanë se do ta shqyrtojnë edhe një herë dhe paralajmëruan se do t’i bëjnë të ditura qëndrimet e tyre karshi kësaj çështjeje.
Në Komisionin për Punë të Jashtme marrin pjesë të gjitha partitë me përfaqësuesit e tyre, përveç AAK-së. Kjo sepse më herët ka qenë deputetja Donika Kada-Bujupi, por me largimin e saj nga partia e Haradinajt, tashmë nuk është më pjesë e komisionit.
Rendi i ditës i Komisionit për Punë të Jashtme:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë 14 dhe 20 korrik 2016;
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img