14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Prej shtatorit, Suedia do ta ketë ambasadorin e saj në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin jorezident të Suedisë, Mats Staffansson.
Staffansson në këtë takim e njoftoi Thaçin se Suedia ka vendosur që të rris përfaqësimin e saj në Kosovë dhe se prej shtatorit do të ketë ambasador të Suedisë në Prishtinë.
Sipas një njoftimi për media thuhet se Thaçi e mirëpriti këtë lajm të mirë dhe shprehu mirënjohje për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë.
“Ju faleminderit për vlerësimin që i bëni marrëdhënieve tona. Suedia ka qenë dhe mbetet vend mik i Kosovës”, thaThaçi.
Ambasadori Staffansson u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e tij me autoritetet kosovare.
“Urime për njohjen e re të shtetit të Kosovës”, tha ambasadori Staffansson, i cili Thaçit i shprehu ngushëllime edhe për humbjet tragjike të jetëve të qytetarëve me prejardhje nga Kosova në sulmet në Mynih.
Suedia ka ambasadë në Kosovë, por deri më tash ambasador për Kosovën dhe për Shqipërinë ka qenë ambasadori i Suedisë në Shkup, kurse prej shtatorit do të ketë ambasadorin e saj  në Kosovë. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img