10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Premton Vitia: Nëse edhe një gotë ujë paguhet nga taksat e qytetarëve, do të bëhet publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Vitia falënderoi USAID KMI për mbështetjen në jetësimin e projektit për transparencë radikale në financa publike, prokurim dhe auditim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe USAID DMI tashmë sektorët brenda Ministrisë së Shëndetësisë janë duke u mbështetur në fushën e financave publike si: përmirësimi i planifikimit buxhetor me theks te veçantë përmirësimi në planifikimin e investimeve kapitale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img