6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Premtuan konfiskimin e pronave të oligarkëve, sekuestrohet një tokë që i është falur gruas së Agim Ramadanit

Shkurije Ramadani, gruaja e Agim Ramadanit Heroit të Kombit, e kishte marrë një copë toke – si dhuratë nga Agron Kelmendi, biznesmeni nga Peja.

Ky i fundit, këtë dhurim parcele e kishte bërë në nderë të Familjes Ramadani si kontribuuese për vendin.

Por, pasi Gjykata Themelore në Pejë e shpalli Kelmendin fajtor, vendim ky të cilin e vërtetoi edhe Apeli, Prokuroria ka kërkuar të ngrihen 80 parcela që ishin në emër të tij, e që i njëjti i kishte dhuruar.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se “s’ka pasur të ardhura për t’i blerë ato”.

Ky vendim i drejtësisë ka ardhur pas premtimeve se në pushtetin e Albin Kurtit do të konfiskoheshin pronat e dyshimta të oligarkëve, dhe si përfundim është “ngrirë” një tokë që i është falur gruas së Heroit, Agim Ramadani.

Zonja Shukrie Ramadani është pyetur për këtë çështje, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

Por, kur i kishte dhuruar Agron Kelemendi këto troje?

Në platformën online Youtube gjendet një video me emrin Agron Kelmendi, e cila në këtë rrjet ekziston nga 28 gushti i vitit 2012.

Në të, vetë Kelmendi tregonte për dhurimin e tokave për veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së.

“Unë si dhurues, Agron Kelmendi nga Peja i dhuroj 100 troje veteranëve, ushtarëve dhe veteranëve të luftës – do të apeloja pasi këto lokacione janë në Banjën e Pejës që të gjinden edhe donatorë tjerë që të mundësojnë ndërtimin…”, thoshte Kelmendi në kë video, shkruan Gazeta Insajderi.

Për dhurimin e këtyre parcelave nga Agron Kelmendi kishte folur edhe Rexhep Selimi, i cili e falënderonte biznesmenin nga Peja për këtë “gjest human”.

“Fillimisht dua ta falënderoj zotri Agron Kelmendin i cili vërtetë ka treguar kurajo për t’i ndihmuar ata që i kemi borxh t’i ndihmojmë të gjithë, e sidomos shteti”, thoshte Selimi, i cili konfirmon se ka qenë në këtë projekt që nga fillimi.

“Kemi punuar bashkë shumë gjatë për të dalë sa më mirë në këtë iniciativë të tij, e falënderoj sepse ai më ka besuar shumë duke kërkuar kontributin tim në përzgjedhjen, duke kërkuar kontributin tim në orientimin e këtij donacioni”.

Tutje Selimi shprehte mendimin e tij se kishin arritur ta orientonin mirë donacionin e dhënë nga Kelmendi.

“Unë menjëherë pas gatishmërisë së Agronit, i cili me një far forme ma ka lanë nën përgjegjësi të menaxhimit të orientimit të këtij donacioni – kam kontaktuar shumë kolegë të mi, shumë bashkëluftëtarë nëpër zona të ndryshme të Kosovës”, thoshte Selimi, i cili konfirmonte se përfitues të këtij donacioni janë ushtarë, veteranë, invalid të zonave të ndryshme dhe brigadave të ndryshme.

“Duke filluar nga Brigada 113 “Mujë Krasniqi”, pastaj nga brigadat tjera të zonës operative të Drenicës, të zonës operative të Dukagjinit dhe të Pashtrikut… ka të Brigadës 138 “Agim Ramadani” etj”.

Kelmendi kishte ndarë katër hektar tokë, ku nga parcelizimi kishin dalë më shumë se 90 troje me nga 3 ari e gjysmë.

Selimi thotë se ishin paraparë të ishin 100 parcela, por “saktësisht janë 93, sepse pjesa tjetër është paraparë të jetë pronë publike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img