10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi: Institucionet duhet të bëjnë më shumë për kategoritë e dala nga lufta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin, sekretarin e kësaj shoqate, Ramiz Ramën, dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se, Presidenti Thaçi është interesuar për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.
“Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive”, thotë njoftimi.
Me këtë rast, bëhet e ditur se presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img