7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi me 2 mijë flamuj të Kosovës në Rio

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 5 gusht do të merr pjesë në inaugurimin e Lojërave Olimpike verore që mbahen në Rio të Brazilit. Kosova në këto Rio do të përfaqësohet nga tetë sportistë, të prirë nga xhudistja, Majlinda Kelmendi.

Burime të lajmi.net bëjnë të dikur se presidenti Thaçi do të merr rreth 2 mijë flamujt të vogël në formë pini, të cilët do të shpërndahen në një ceremoni që do të organizojë Komiteti Olimpik Ndërkombëtare për delegacionin dhe sportistet kosovarë.
“Ekziston një mani e koleksionimit të simboleve shtetërorë, që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Kosova këtë vit do të jetë atraksion, pasi merr pjesë për herë të parë. Zyrtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kanë parashikuar që ndër simbolet më të kërkuara do të jenë ato të Kosovës”, thotë ky burim.
Sipas këtij burimi, pina me simbole të shtetit të Kosovës do të shpërndahen në ceremoni të ndryshime që do të organizohen në margjina të lojërave olimpike.

Ditë më parë, presidenti Thaçi ia kishte dorëzuar flamurin e Kosovës kapitenes së ekipit olimpik të Kosovës, Majlinda Kelmendit, në prag të debutimit të sportistëve kosovarë në Rio.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img