8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi pa ‘kulm mbi kokë’!

Institucionet e Kosovës as pas tetë vjetësh nuk kanë arritur ta përmbushin një obligim kushtetuese. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e objektit të “Shtëpisë së Bardhë” të Presidencës së Kosovës. Me kushtetutë është e paraparë që Presidenca të këtë shtëpinë e vet.
Për shumë vjet në kuadër të buxhetit të Presidencës janë ndarë nga 1 milion euro për “Shtëpinë e Bardh”, mirëpo në çdo fundvit ato mjete kanë kaluar në suficit buxhetor, shkruan ORAinfo. Ndërtimi i Rezidencës Presidenciale përkatësisht i “Shtëpisë së Bardhë” ka qenë ide e kamotshme e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Por duket se me shkuarjes në amshim të presidentit Rugova, u tret në harresë edhe propozimi i tij. Në fakt çështja e “Shtëpisë së Bardhë” është e rregulluar edhe me nenin 2 të Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës në të cilin thuhet që Presidenti i Republikës së Kosovës pas si që ta marr detyrën, të vendoset bashkë me familjen në rezidencën shtetërore të Republikës së Kosovës.
Megjithatë në mungesë të “Rezidencës Presidenciale” presidenti Hashim Thaçi me kabinetin e tij, po vazhdojnë të punojnë brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës edhe gjatë vitit 2016. Portali ORAinfo ka insistuar disa ditë të marrë përgjigje nga zyrtarë të Presidencës rreth ndërtimit të “Shtëpisë së Bardhë”, por pa rezultat, shkruan ORAinfo.
Sidoqoftë, në vitin 2003 ishte shpallur një konkurs ndërkombëtar për projektin ideor për Pallatin Presidencial në Kosovë apo si quhet ndryshe “Shtëpia e Bardhë” e Kosovës. Atë vit mendohej se po fillonte puna për të ndërtuar një godinë shtetërore përfaqësuese për vendin. Gjithnjë sipas imazhit të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së.
Por, kur tani kur kanë kaluar 13 vjet, kjo ide nuk ka marr jetë. Madje as lokacioni se ku do të ndërtohet Pallati Presidencial nuk është përzgjedhur, pra projekti është ende në fillim.
Ndërtimi i “Shtëpisë së Bardhë”, ishte menduar të ndërtohej në dalje të Prishtinës, konkretisht në fshatin Hajvali. Kohëve të fundit është përfolur që objekti ku janë të vendosura Ministria e Kulturës dhe Bujqësisë të shndërrohet në objekt presidencial. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img