9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani u shtron iftar BIK-ut, fton edhe Kurtin e Konjufcën

Presidentja Vjosa Osmani sonte ka shtruar iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ku të ftuar ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shkruan Veriu.info.

Kryeministri Kurti tha se Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë.

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!”, tha Kurti./Veriu.info.

Postimi i plotë:

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!
Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img