7.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Prishet koalicioni AKR-LDK në Mitrovicë

Para pak çastesh, Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Mitrovicë, ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më Aleancën Kosova e Re (AKR).
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, i cili vjen prej radhëve të LDK-së.
Ai ka thënë se pas një vendimi të djeshëm të kryetarit, Agim Bahtiri, për shkarkimin e drejtorit të Arsimit nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri, sot kryesia e LDK-së në Mitrovicë ka mbajt një mbledhje urgjente dhe me vendim unanim ka vendos që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më AKR-në.
LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin, LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img