13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina gati për të filluar mësimin më 1 shtator

Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimitnë këtë komunë, Arbërie Nagavci, ka thënë për kp se janë bërë të gjitha përgatitjet infrastrukturore dhe didaktike për një fillim të mbarë të vitit shkollor që nga kopshtet deri te niveli i mesëm i lartë i shkollimit.
Nagavci është shprehur se riparimet kryesisht kanë qenë në infrastrukturë si: gëlqerosje, renovime në çati të shkollave apo nyje sanitare.
“Kemi punuar në shkollat e mesme në objektin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, pastaj në shkollën ‘Xhemail Mustafa’, në shkollën ‘Gjergj Fishta’, në disa shkolla është punuar në përmirësimin e infrastrukturës së oborrit të shkollës, diku në çati, ndërsa në të tjerat është punuar në gëlqerosje dhe ka filluar edhe instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore në disa shkolla në zonat rurale”, ka thënë Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img