12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: Të shtëna me armë, Policia gjen shtatë gëzhoja në vendngjarje

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe dje në rrugën ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë, gjë që ka aktivizuar Policinë për të dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet personi i dyshuar dhe në koordinim me Prokurorinë, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe disa fishekë të pushkës automatike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa i dyshuari ende s’është intervistuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img