14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Priten reshje shiu, Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për mundësi vërshimesh në rajonin e Dukagjinit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, nesër dhe pasnesër, do të ketë reshje të shiut, vende-vende me intensitet të lartë.

Kësisoji, ekziston mundësia e vërshimeve, sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve dhe shembje apo rrëshqitje e dheut.

Ky është njoftimi i plotë i IHMK-së:

Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve, fillimisht atyre të vegjël me karakterë të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjës dhe pastrimit të shtetërve të lumenjëve dhe kanalizimeve.

Kjo situatë pritet të ndikojë në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tijë të djathta, Ibri etj.

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 %

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 %

Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img