10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Problemet fizike e tradhtojnë sërish, Nadal e mbyll me dramë në “Australian Open”

Rafael Nadal është jashtë Australian Open teksa tenisti spanjoll, kampioni në fuqi i turneut të parë Grand Slam për vitin 2023, u dorëzua ndaj amerikanit McDonald që fitoi me shifrat 0-3 (4-6, 4-6, 5-7).

Në fakt, sfida rezultoi një “fushë me lule” për McDonald që pasi kishte triumfuar në setin e parë, ishte dëshmitar se si Rafa pësoi një dëmtim në hije.

Dhimbjet ishin të mëdha për 36-vjeçarin, i cili pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor, u rikthye për të vijuar sfidën dhe duke e përfunduar atë, por ishte e qartë se për Nadal ishte e pamundur pasi nuk mundej të vraponte dhe të shërbente normalisht.

Sakaq, disfata merr përmasa edhe më të mëdha me tenistin nga Mallorca që tashmë do t’i duhet të “braktisë” numrin dy në botë ndërsa “rrëshket” në vendin e gjashtë të renditjes botërore. Tashmë, mbetet për t’u parë në vijim shkalla e dëmtimit dhe nëse Nadal do të detyrohet të heqë dorë nga turneu i Dubait që starton më datë 27 shkurt, një event në të cilin e kishte parashikuar të merrte pjesë për herë të parë pas plot 15 vitesh.

Gjithsesi, objektivi i vërtetë për Nadal mbetet Roland Garros, turneu i tij i preferuar. Në tokën franceze, spanjolli ia ka dalë të fitojë plot 14 tituj Grand Slam dhe do të tentojë sërish triumfin nga data 28 maj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img