18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Problemet me zemrën e detyrojnë të heqë dorë nga futbolli, mbyll karrierën ish-mesfushori i Liverpool

Lucas Leiva është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Mesfushori nisi karrierën te Gremio. Më pas u transferua në Evropë, aty ku luajti me skuadra si Liverpool dhe Lazio.

Gjatë karrierës së tij, braziliani e veshi plot 22 herë fanellën e Kombëtares së “seleçaos”. Verën e vitit të kaluar ai u rikthye te Gremio. Leiva u detyrua ta mbyllte me futbollin aktiv për shkak të problemeve në zemër.

“Shëndeti im është i pari. Dua të falënderoj Gremion. Sot po shpall tërheqjen time nga futbolli. Po e përfundoj karrierën time në klubin ku doja, por jo ashtu siç doja.

Një forcë madhore më detyroi ta mbyll me futbollin. Kthej kokën pas dhe ndihem falënderues për karrierën që kam ndërtuar. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të realizuar ëndrrën time.

Dhe ia dola. Faleminderit të gjithë fansave në mbarë botën! Ju përqafoj të gjithëve”,- thuhet në letrën zyrtare të brazilianit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img