16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Procedura për Haradinajn mund të shkoj deri në 40 ditë

Kryesia e Kuvendit, pas takimit urgjent, ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për liderin e AAK-së dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i arrestuar me fletë-arrest të Serbisë nga autoritetet franceze të drejtësisë, të mbahet ditën e martë.

Xhavit Haliti, i PDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë tha vendimi për seancën e së martës është bërë pas shqyrtimit të kërkesës së 43 deputetëve, për seancë të jashtëzakonshme më vetëm një pikë të rendit të ditës, arrestimi i Haradinajt .

Haliti: Seanca mbahet të martën

“Sot kryesia e Kuvendit dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare shqyrtuam kërkesën e 43 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme, që është e drejtë kushtetuese lidhur me arrestimin e z.Haradianaj. Pas shqyrtimit të kërkesën, ne u dakorduam anonimisht, që për arsye se deputet janë nëpër pushime seanca të mbahet në ditën e martë në orën 11. Me këtë u dakorduam të gjitha duke përfshirë kryesuesin e kërkesës z.Pal Lekaj”, tha Haliti.

Kurse, kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, tha se fatkeqësisht Kryesia nuk u dakordua që seancën për Haradinajn ta mbanin sot. Sipas tij, arsye kryesore është se disa deputet nuk mund të udhëtojnë për shkak të motit të ligë, e disa të tjerë janë jashtë vendit.

Lekaj: Mungojnë disa deputetë

Mirëpo, fatkeqësisht prapë nuk u dakorduam për sot pasi që deputetët nuk janë në Kosovë dhe nuk mund të arrijnë ën seancë. Dhe për me qenë më unik në këtë drejtim, që me pas peshën e vet, që me kanë të gjithë deputet prezent në sallë. Menduam që e marta është dita më e favorshme dhe që të gjithë deputet të jenë në sallë. Me këtë është obligim i çdo deputeti kudo që të jetë, sepse nuk jemi deputet vetëm për një javë apo 24 orë, por jemi deputet që e kemi mandatin për 4 vite dhe në këtë drejtim e kemi detyrim kushtetues. Sa here të jetë gjendja e jashtëzakonshme apo thirret seanca ne të jemi në seancë parlamentare. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë nënshkruar që e kemi përmbushur rregulloren e Kuvendit që të kemi seancë të jashtëzakonshme”, tha Lekaj.

Në anën tjetër, Lekaj tha se është detyrim kushtetues i Qeverisë së Kosovës, që të veprojë lidhur me arrestimin e Haradinaj. Ai tha se ky detyrim do duhej të ishte prioritet për kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe ministren e Drejtësisë.

Lekaj: Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë

“Ne kemi pasur të njëjtin rast me z.Haradinaj në Lubjanë kur është arrestuar dhe aty pika e dytë e rezolutës ka qenë që të pastrohen listat e Interpolit, që janë më akuza të vitit 2014 nga Serbia. Kjo nuk ka ndodhë dhe dikush duhet të jap përgjegjësi, ata që po bëjnë dialog me qeverinë e Serbisë. Asnjë veprim nuk e kanë marr, sepse nuk do të ndodhte kjo çka ndodhi me z,Haradinaj…Kjo është detyrim kushtetues i qeverisë së Kosovës dhe njerëzit që udhëheqin qeverinë. Duhet të veprojë qeveria e Kosovës, sidomos kryeministri, ministri i Jashtëm duhet ta luajnë rolin e vet dhe sidomos ministria e Drejtësisë. Kur nga Tirana kemi nga qeveria e Shqipërisë, që ka kërkuar urgjentisht të takohet me ministrinë e Drejtësisë në Francë, pse nuk e ka bërë një gjë të tillë ministria e Drejtësisë së Kosovës. Ka këtu mangësi nuk ka ndonjë koordinim nga Qeveria që ne të veprojmë si shtet…Serbia nuk ka ofruar nd onjë dosje dhe sipas ligjeve të Francës procedura mund të shkojë deri ne 40 ditë. Kjo është shqetësuese për neve dhe shqetësuese për Qeverinë e Kosovës”, tha Lekaj.

Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, mbahet të martën, nga ora 11:00.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles