27.2 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022

Buy now

spot_img

Profesori australian kryen në Kosovë tetë operacione për fëmijët me probleme të zorrës së trashë dhe traktit urinar

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer tetë  operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë.

Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar.

“Mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmiu 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë.

Fëmiu më i rritur ishe 11 vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim  që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifikuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,360FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles