8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori i Shtetit: S’ka të arrestuar në Drenas, një është i ndaluar

Zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit kanë treguar për Gazetën Express se asnjë person nuk është arrestuar sot në Drenas ku po mbahen zgjedhjet lokale. Sipas tyre, vetëm një person është ndaluar dhe po intervistohet pasi dyshohet për kërcënim.
Deri më tash asnjë person nuk është arrestuar në Drenas. Këtë e ka bërë të ditur Prokurori i Shteti i angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas.
“Asnjë person deri më tash nuk është arrestuar. Një person është ndaluar në Gradicë për shkak të dyshimit për kërcënim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.
Sipas organeve të ndjekjes, deri më tash, në Drenas gjithçka ka shkuar në rregull dhe presin që kjo situatë të vazhdojë deri në përmbylljen përfundimtare të zgjedhjeve në këtë komunë.
Në këtë mënyrë, Prokuroria e Shtetit ka demantuar raportimet e partive politike, të cilat kanë marrë rolin e policisë dhe Prokurorisë dhe po shpërndajnë të pavërteta për arrestime, të cilat s’kanë ndodhur sot në Drenas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img