5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria italiane zbulon lidhjen e presidentit të klubit të futbollit me mafinë (Foto)

Lajmin e bën të ditur sot mediat italiane “sipas të cilës akuza është ngritur nga prokurori Giuseppe Pecoraro, ish-prefekt i Romës.

Presidenti i Juventusit, Andrea Angnelli, akuzohet nga prokuroria e Federatës italiane të Futbollit për bashkëpunim me krimin e organizuar. Lajmin e bën të ditur sot mediat italiane “sipas të cilës akuza është ngritur nga prokurori Giuseppe Pecoraro, ish-prefekt i Romës.

Në akuzë thuhet se, për të garantuar rendin dhe qetësinë në sektorët e tifozëve ultras në stadium, Angeli i lejonte tifozët me teser dhe drejtuesit të mbanin marrëdhënie të vazhdueshme me elementë të krimit të organizuar.

Por akuza më e rëndë ndaj kreut të klubit bardhezi është “pjesëmarrja personale në disa raste në takime me eksponentë të mafies së organizuar dhe tifozëve ultras”, përcjell “Albeu.com”.

Klubi bardhezi ka reaguar duke mohuar këto akuza të ditëve të fundit, ndërkohë që më e shumta që mund të rrezikojë Juventusi nëse gjithçka rezulton e vërtetë është një gjobë prej 50 mijë eurosh për shitje të biletave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img