10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Corleonen, dyshohet për këto dy vepra penale

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

E njëjta po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Corleone ka pësuar plagë në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.

Njoftimi i plotë i prokurorisë: 

Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. 

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img