15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria lejon ekspertizën e kërkuar nga familjarët e Deharit

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje të veçantë, zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri Astrit Dehari.
Përmes një komunikate për media MD konfirmon se për shkak të transparencës për obduksionin e Astrit Deharit ka lejuar përfshirjen e ekspertit të kërkuar nga familja e të ndjerit.
“Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë, njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit A.D., në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë”, thuhet në komunikatë.
MD thotë se është në pritje të emrit të ekspertit që propozohet nga ana e familjes.
“Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë, mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Ministria e Drejtësisë, kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces”, thuhet më tutje në komunikatë.
Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë, thotë se mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img