6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria nis hetimet rreth furnizimit pa tender me derivate në Komunën e Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj Komunës së Pejës, pasi që kjo e fundit prej shkurtit të vitit 2015, por edhe aktualisht është duke u furnizuar me derivate nga kompania, të cilës i ka skaduar kontrata me Komunën prej më shumë se një viti Komuna e Pejës është duke u hetuar, pasi që kjo e fundit prej më shumë se një viti është duke u furnizuar me derivate nga kompania të cilës kontrata me Komunën për furnizim me derivate i ka skaduar në shkurt të vitit 2015.
Agron Galani, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, thonë për gazetën “Zëri” se për çështjen në fjalë Prokuroria ka iniciuar procedurën hetimore, ku, sipas tij, prokurore është caktuar Sahide Gashi.
E kontaktuar nga gazeta prokurorja Gashi konfirmon se para dy ditësh ka marrë lëndën në fjalë. “Unë këtë lëndë e kam marrë para dy ditësh dhe unë menjëherë kam autorizuar hetuesit që të hetojnë këtë çështje”, ka thënë Gashi për gazetën “Zëri”./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img