2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: Personat e arrestuar mbrëmë për terrorizëm, planifikonin sulm në Kosovë

KALLXO.com siguroi kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për vepra që lidhen me terrorizmin e që u arrestuan mbrëmë në regjionet e Mitrovicës, Ferizajt e Prishtinës. Sipas kësaj kërkese, të arrestuarit i takojnë organizatës terroriste ISIS që po lufton në Siri e Irak.
Prokuroria pretendon që njëri nga të dyshuarit për terrorizëm me inicialet B.B., një kohë ka marrë pjesë në aktivitetet e ISIS-it në Siri.
Prokuroria thotë se të dyshuarit sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, gjatë muajve shtator-tetor 2016, kishin planifikuar sulme terroriste së pari në Kosovë e pastaj edhe në Ballkan.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit kishin cak institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare.
Shumica e të dyshuarve gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë u mbrojtën në heshtje duke mos u deklaruar rreth dyshimeve të prokurorisë për ta. Avokatët e tyre kundërshtuan ashpër pretendimet e prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img