10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Promovohet libri i Arsim Bajramit, “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”

Libri i Arsim Bajramit, “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”, është promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Profesoresha e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, Gjyljeta Mushkolaj, tha se ky libër ngarkon brezat e ardhshmë me përgjegjësinë e kujtimit të viktimave dhe të të mbijetuarave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Qëllim madhor i librit është që brezi ynë dhe brezat që vijnë do të kenë përgjegjësi për të përcjellë kujtimin e viktimave dhe të mbijetuarave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë që në mënyrë të përsëritur e ka përcjellë popullin tonë sidomos gjatë luftës së fundit duke e mbajtur shtetin serb ndërkombëtarisht përgjegjës për gjenocid për krimet”, ka thënë Mushkolaj, sipas Ekonomiaonline.

Ndërkaq, Jusuf Bajraktari, recensent i këtij libri, i ka listuar tri qëllimet që i ka gjetur nga ky libri.

“Libri aspekti juridike paraqet një studim profesional dhe shkencor, i cili trajton gjenocidin në Kosovë duke analizuar krimet në Kosovë. Objekti kryesor i këtij studimi është argumentimi juridik. Krimet e Serbisë në Kosovë paraqesin kombinacionet e politikave gjenocidiale të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Bajraktari.

“Ky studim sipas autorit ka tre qëllime, të argumentoj ligjërisht se krimet serbe në Kosovë plotësojnë 5 kriter e konventës së OKB për krimet e gjenocidit, e dyta të paraqes argumente me faktet të gjenocidit serb në Kosovë që ka qenë e planifikuar nga shteti serb. E treta studimi synon të tregoj të vërtetën e luftës në Kosovë, më qëllim të parandalimit të tendencave. Studimi paraqet një hulumtim disa vjeçar të autorit në analizimin e burimeve vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërkaq, Bajrami tha se është munduar të sjellë një studim të mirëfilltë juridik, qasje e cila ka munguar në literaturën për gjenocidin.

E autori i këtij librit, profesor Arsim Bajrami, tha se Serbia ka tentuar ta shkatërrojë popullin kosovar në mënyrë që ajo të jetojë në Kosovë.

“Në të vërtet për gjenocidin është shkruar dhe është fol mjaft në kohën e pas luftës, janë bërë libra të tërë historikë, publicistikë, por ka munguar një studim i mirëfilltë juridik. Sepse çështja e gjenocidit është çështje juridike dhe mu për këtë arsye unë e kam marrë këtë rrugë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img