8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Promovohet pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” (Foto)

Në kuadër të aktiviteteve për vitin e Nënës Terezë, sot është promovuar Pulla Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se është nder i veçantë që të respektohet figura e Nënës Terezë.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që sot këtu të jem në një ditë të veçantë, në një ngjarje të veçantë që është e rëndësishme në aktivitetet që ne po i përcjellim për nder të shenjtërimit të nënës tonë të madhe, Nënë Terezës. Mund të them se për Republikën e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj është një nder i veçantë që ne te respektojmë një figurë të jashtëzakonshme dhe një humaniste globale siç ishte dhe është Nënë Tereza. Prandaj, ky vit është vit i madh për Kosovën, është një vit i madh i të arriturave tona por mbi të gjitha është vit i madh i Nënë Terezës. Këtë vit ne si Qeveri e kemi shpallur si vitin e Nënës Terezë dhe po mundohemi që në suaza të saj edhe të promovojmë ngjarje të ndrysmë me të cilat ne e nderojmë figurën e Nënë Terezës”, tha ai.
Kurse, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se institucioni që ai e drejton si mision të vetin e ka që t’i nderojë figurat kombëtare, ndër të cilat është edhe kjo pullë.
“Ndjehem tejet i privilegjuar që po e promovojmë një nga pullat postare më të çmueshme që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë. Filatelia e Postës së Kosovës nga sot pasurohet me këtë pullë postare që është edicion i jashtëzakonshëm dhe i kushtohet ngjarjes jashtëzakonisht të rëndësishme për kombin shqiptar siç është shenjtërimi i Nënës Terezë që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Një nga misionet kryesore të filatelisë së Postës së Kosovës është edhe promovimi i vlerave tona kombëtare, kështu që pulla postare për Nënë Terezën është përmbushje e këtij misioni”, deklaroi ai.
Ndërsa, Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se kontributi i Nënës Terezë i tejkalon kontributet e penës e të shpatës që i kanë dhënë të gjitha figurat kombëtare shqiptare.
“Në të kaluarën ne si komb kemi dhënë shumë figura të penës e të shpatës, figurat të cilat kanë ditur të japin kontribut në zhvillimin e njerëzimit dhe qytetërimit evropian dhe në udhëheqjen e perandorisë otomane, por figura e Nënës Terezë i tejkalon të gjithë dhe është shpërblim nga Zoti për të gjithë sakrificën që kombi e ka bërë në historinë e vet sepse Nënë Tereza është figura e shpirtit tonë dhe e zemrës bujare të shqiptarit, askush në histori nuk ka ditur ta shpalos zemrën bujare të popullit tonë si Nënë Tereza”, tha ai.
Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, u promovua sot nga kur edhe do të fillojë të qarkullojë nëpër të gjitha vendet e botës.
Me këtë rast, Posta e Kosovës i ka ndarë edhe disa pulla postare si shenj mirënjohje për disa nga figurat e institucioneve të vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img