9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Pse Isa Mustafa nuk tregoi që e takoi dje Prokurorin Schwendiman?

Prokurori i Specializuar David Schwendiman, i cili ka dy ditë që po qëndron për vizitë në Kosovë, për takime me autoritetet kosovare, ka takuar dje edhe Kryeministrin Isa Mustafa. Por, Shefi i Qeverisë së Kosovës, edhe pse autoriteti kryesor ekzekutiv në vend, nuk ka folur fare për këtë takim.
Schwendiman ka takuar dje Kryeministrin Isa Mustafa, Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha, dhe Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi.
Ndërsa sot janë paralajmëruar takime me Shefen e EULEX Ambasadoren Alexandra Papadopoulou, Shefen e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Dr. Zahir Tanin, dhe diplomatë të akredituar në Kosovë.
Schwendiman gjatë takimeve me Ministren Hoxha dhe Kryeprokurorin Lumezi ka marrë mbështetje për punën e tij. Por, Mustafa nuk ka njoftuar fare për takimin. Ndërkohë, në agjendën e Schwendiman nuk kanë qenë fare Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, të cilët përmenden në Raportin Dick Martyt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img