2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Pse Real Madridi do të veshë çorapet me ngjyrë blu të errët kundër Chelseat dhe jo ato tradicionale

Ashtu si kur u takuan sezonin e kaluar, Real Madridi nuk do të veshë fanellën e parë tradicionale, krejt të bardhë kur të dalë në fushë në Stamford Bridge për sonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të veshë fanellat dhe shortset e shkurtra të bardha të zakonshme, por nuk do të jetë në gjendje të bartë çorape të bardha në këtë ndeshje të kthimit. Për këtë lojë, Madridi do të ketë një pamje të pazakontë, duke luajtur me çorape blu të errët.

Arsyeja është se duke qenë skuadra vendase, Chelsea do të luajë me fanellën e parë të zakonshme – me ngjyrë blu dhe çorape të bardha.

Rregulloret për fanella nga UEFA janë shumë strikte për çështje të tilla: dy skuadra kundërshtare nuk mund të veshin pajisje me të njëjtën ngjyrë. Shtëpia e futbollit evropian bën të diur më tej se i takon gjyqtarit të ndeshjes që të përcaktojë nëse një skuadër ka veshur një fanellë të papërshtatshme apo që është e ngjashme me atë të kundërshtarit.

Dy skuadra duhet të veshin ngjyra që i dallojnë nga njëra-tjetra dhe nga zyrtarët e ndeshjes. Nëse të dyja skuadrat kanë fanellë me të njëjtën ngjyrë dhe nuk ka ngjyrë tjetër, loja nuk mund të zhvillohet. Rregullat e garës zakonisht tregojnë se cili ekip duhet të ndryshojë nëse ka një përplasje ngjyrash”, thuhet ndër tjerash në atë rregullore.

Në këtë rast, duke qenë se Chelsea është skuadra vendase dhe Madridi mysafir, janë këta të fundit që duhet të ndryshojnë ngjyrat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img