3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

“Pse Rexhen e VV’së po, e nuk e takove bacin Jakup”, kështu i përgjigjet Bedri Hamza Aida Dërgutit

Kryetari i Mitrovicës është lajmëruar sot nga Haga. Njoftoi se atje ka takuar ish-krerët e UÇK-së dhe ish-drejtuesit e partisë së tij, Hashim Thacin dhe Kadri Veselin. Ka takuar edhe Hysni Gucatin dhe Rexhep Selimin. 

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, e ka pyetur Hamzën e PDK-së, se pse nuk e takoi edhe Jakup Krasiniqjn, i cili, bashkë me të tjerët, po mbahet në paraburgim në Hagë.

“E nderuar Aida, kam mbetur ta takoj ne nje rast tjeter sepse e kam shume mik!”, i është përgjigjur Hamza, transmeton Gazeta Express.

Dërguti ka shprehur kureshtjen se ose ai është takuar me Rexhep Selimin e Lëvizjës Vetëvendosje, e jo Krasniqin.

Hamza ndërkaq sot ka njoftuar për vizitën e tij në Hagë, ku krerët e UCK-së po presin gjykimin, pasi ndaj tyre është ngritur aktakuzë për krime lufte. 

“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!”, ka shkruar Hamza në Facebook. 

“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img